Në qytetin Dakoro, në pjesën qendrore të Nigerit, persona të armatosur të panjohur rrëmbyen katër mjekë të një organizate ndërkombëtare humanitare. Të rrëmbyerit, qytetarë të Nigerisë dhe Çadit, kuronin njerëzit nga malaria si dhe ndihmonin fëmijët e kequshqyer.

0Në kërkim të rrëmbyesve autoritetet dërguan trupat ushtarake dhe aviacionin. Deri më tani, asnjë nga grupet nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për rrëmbimin.