Presidenti i Mianmar Thein Sein nuk i ka lejuar Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (Organization of Islamic Cooperation) të hapi një zyrë për të ndihmuar popullin e Rohingya. Përfaqësuesit e këtij populli - kryesisht myslimanë - u përfshinë në përleshjet me Budistët në perëndim të vendit këtë verë.

Sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të Kreut të shtetit, një veprim i tillë do të binte në kundërshtim me vullnetin e popullit. Mijëra murgjë budistë mbajtën një protestë kundër Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, duke mbështetur vendimin e Presidentit.