BE-ja është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Mali-së për të luftuar kundër islamistëve në veri të vendit. Ky vendim u morr në një takim të Këshillit të BE-së. Në deklaratën përfundimtare ministrat shprehën shqetësimin në lidhje me faktin, se zgjerimi i konfliktit në vend do të çojë në krijimin në territorin e tij të një zone, e cila do të bëhet bazë për organizatat terroriste.

Varianti më i butë i ndihmës për Mali-në përfshin dërgimin e 150 instruktorëve për përgatitjen e forcave të armatosura qeveritare. Varianti më i ashpër - dërgimi deri në 400 trupa të forcave speciale për të ndihmuar ushtrinë kombëtare në luftime. NATO-ja nuk do të ketë të bëjë fare me këtë operacion.