Izraeli po fut kërkesat e reja për sinjalizuesit "yni - i huaj" në mjetet fluturuese të vogla e të lehta si dhe në avionët e aviacionit të përgjithshëm. Sipas projektligjitt të ri, me sinjalizues do të pajisen të gjitha mjetet fluturuese, duke përfshirë edhe ato pa pilot, që kryejnë fluturime mbi territorin e Izraelit.

Përveç kësaj, shërbimet e dispeçerisë të aeroporteve civile do të duhet të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me Forcat Ushtarake Ajrore të Izraelit. Në këtë mënyrë ushtarakët synojnë të formojnë një kornizë të plotë të lëvizjeve të çdo mjeti fluturues mbi territorin e vendit.

Përgatitja e rregullave të reja po kryhet për shkak se më 6 tetor një aparat fluturues spiun pa pilot iranian, i lëshuar nga Libani, depërtoi në hapësirën ajrore izraelite.