Irani me ndihmën e një aparati fluturues pa pilot mori video-informacionin më të rëndësishëm lidhur me përgatitjen e stërvitjeve të përbashkëta të trupave amerikane dhe izraelite. Kjo është njoftuar nga mediat britanike sot.

"Aparati fluturues pa pilot, i lëshuar në mëngjesin e 6 tetorit nga jugu i Libanit, për 3 orë u gjend në hapësirën ajrore të Izraelit deri sa ai u rrëzua nga Forcat Ushtarake Ajrore vendase", - informon radiostacioni BBC.

Siç presupozohet, aparati fluturues pa pilot iranian arriti të filmojë vendndodhjen e raketave balistike, aerodromet kryesore si dhe, ndoshta, një reaktor bërthamor të qendrës në Dimona.