Piloti i aeroplanit indonezian me pasagjerë u pezullua nga puna e tij me fluturimet për shkak se gabimisht u ul jo në aeroportin ku duhej të ulej.

0Avioni i kompanisë ajrore “Sriwijaya Air”, në bordin e të cilit ndodheshin rreth 100 pasagjerë, fluturoi ditën e shtunë nga qyteti Medan për në Sumatra dhe duhej të ulej në tokë në aeroportin e qytetit Padang, por për arsye të panjohura komandanti ngatërroi korsitë e ulje-fluturimit në pistë dhe u ul në një bazë ajrore ushtarake, 12 km larg destinacionit të vet.