Autoritetet indiane kanë nisur një hetim kundër njërit prej ministrave kyç të qeverisë, i cili dyshohet për përvetësimin e fondeve nga thesari i shtetit.

Ministri i Drejtësisë Salman Khurshid dhe gruaja e tij akuzohen për përvetësim të parave të fondit shtetëror për invalidët. Një numër i figurave të shquara publike të Indisë këmbëngulin për dorëheqjen e ministrit. Vetë zyrtari i mohon akuzat.

Funksionarë të partisë në pushtet "Kongresi kombëtar indian" në muajt e fundit kanë qenë protagonistë të disa skandaleve korruptive.