Qindra njerëz dolën në demonstratë në kryeqytetin e Haitit Port-au-Prince. Ata protestojnë kundër çmimeve të larta dhe kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Michel Martelly. Ata deklarojnë se Michel Martelly, i cili erdhi në pushtet vitin e kaluar, nuk i ka përmbushur premtimet e tij të bëra gjatë fushatës parazgjedhore për çrrënjosjen e varfërisë. Shumë janë të bindur se shkaku i kësaj të fundit është niveli i lartë i korrupsionit të zyrtarëve.

0Haiti është një nga vendet më të varfëra në botë. Vendi deri më tani nuk mund të rimëkëmbët pas tërmetit shkatërrimtar të rënë në janar të vitit 2010.