Aktivistet e lëvizjes së grave "FEMEN" u përpoqën të hynë të hënën në Ministrinë e Drejtësisë të Francës, duke akuzuar drejtësinë franceze për mbrojtje të përdhunuesve të vajzave minorene. Aktivistët bllokuan dritaret e katit të parë të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa dyert hyrëse i mbuluan me posterin "Klubi i përdhunuesve" (Rae Club).

"Lëvizja e grave "FEMEN" e akuzon Drejtësinë franceze për përfshirje në përdhunimin në grup të vajzave të mitura. Shkak për akuzat në fjalë u bë fakti i mbrojtjes së 10 fundërrinave, të cilët kanë kryer përdhunim brutal të vajzave të moshës 15 dhe 16 vjeç. Procesi gjyqësor që zgjati 13 vjet përfundoi me lirimin e kriminelëve", - thuhet në deklaratën e lëvizjes.