Autoritetet e një prej shteteve perëndimore të Australisë publikuan listën e parë publike të pedofilëve.

Në faqen e Internetit të autoriteteve lokale janë postuar fotot, emrat, përshkrimi fizik dhe karakteristikat dalluese të pedofilëve, për vendndodhjen e të cilëve policia nuk kanë të dhëna. Gjithashtu duke shkruar adresën e tyre prindërit do të jenë në gjendje të dinë nëse janë regjistruar raste të abuzimit seksual me fëmijë diku aty pranë.

Duke komentuar këtë iniciativë të autoriteteve disa avokatë kanë shprehur shqetësimin se nëse pedofilët nga lista e botuar do të gjenden dhe identifikohen, ata mund t’i presë një vetëgjyqësi nga prindërit e zemëruar.