Aktori i famshëm hollivudian Leonardo DiCaprio u dogj në të ndenjurat e tij gjatë xhirimit të një skene erotike të filmit të Martin Scorsese "Ujku i Wall Street" ("The Wolf of Wall Street"), shkruajnë sot mediat amerikane.

Kur regjisori i sugjeroi aktorit dhe tre vajzave që po filmoheshin në skenë të relaksoheshin dhe të ndiheshin më të çliruar, Leonardo ngriti supet, hodhi peshqirin nga ijet e tij, iu afrua vajzave të zhveshura, u ul në një stol mermeri të zi dhe menjëherë kërceu përpjetë, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke vënë duart në të ndenjura.

Ndodhi kështu që nga nxehtësia e sofitteve pllaka e mermerit ishte nxehur shumë. Një infermiere e pranishme në xhirimin e filmit i dha ndihmën e parë aktorit dhe pas një pushimi të vogël ai mundi t’i rikthehej punës.