Demokrati Barack Obama vazhdon të kryesojë në garën paraprake presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të raundit të dytë të debateve me Mitt Romney.

Sipas një sondazhi të ri të "The Washington Post" dhe telekompanisë ABC, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot atëherë 49% e votuesve do të votonin për Obama-n dhe 46% për rivalin e tij, republikanin Mitt Romney.

Tematika ndërkombëtare në fushatë mbetet në plan të dytë, por në përgjithësi votuesit mendojnë se Shtetet e Bashkuara në çështjet botërore duhet të kërkojnë bashkëpunim dhe jo konfrontim. Sipas të dhënave të sondazheve, presidentit në fuqi në këtë fushë i besojnë 10% më shumë amerikanë se sa kundërshtarit të tij.