Autoritetet koreano-veriore hoqën portretet e Karl Marksit dhe Leninit nga sheshi kryesor i Phenianit, njofton botimi britanik "The Daily Telegraph". Demontimi i portreteve është bërë verën e kaluar për asnjë arsye të dukshme. Supozohet se kjo mund të ketë lidhje me ndryshimin e kursit politik të Koresë së Veriut.

0Portretet madhështore të udhëheqësve komunistë gjendeshin në sheshin Kim Ir Sena që prej disa dekada, pavarësisht nga ndryshimi i doktrinës marksiste-leniniste në kuadër të ideologjisë koreano-veriore çuçhe.