Një sërë kompanish botërore të mëdha të naftës dhe tregtarësh për herë të parë në dhjetë vitet e fundit janë të gatshëm të eksportojnë sasi të konsiderueshme nafte nga SHBA-të. Ata presin që bumi në prodhimin e hidrokarbureve në vend të ndryshojë tregun botëror të energjisë.

Deri kohët e fundit kompanitë, që funksionojnë në SHBA, nuk ishin të interesuara për furnizimin e naftës jashtë kufijve të vendit. Megjithatë, tani niveli i prodhimit të naftës në vend u rrit deri në maksimum që prej vitit 1995, për vetë faktin se specilaistët gjetën metoda të reja të shpimit të naftës nga vendburimet, të cilat më parë konsideroheshin si të humbura.

0Rritja e prodhimit mund të çojë në faktin se SHBA do të bëhen të pavarura nga importi. Vitin e kaluar, vendi importoi naftë me një shumë prej 436 miliardë dollarë.