Gjatë leximit të gazetave apo shikimit të emisioneve televizive me lajme negative, gratë prodhojnë më shumë hormone stresi se burrat. Kjo u evidentua nga ekspertët kanadezë të Universitetit të Montrealit.

Sipas mendimit të shkencëtarëve, femrat reagojnë në mënyrë më emocionale ndaj stresit sepse e konsiderojnë atë si një kërcënim potencial për fëmijët e tyre. Ky mekanizëm natyror mund të aktivizohet edhe tek ato gra, të cilat nuk kanë fëmijë.

Pavarësisht nga kjo gratë jetojnë më gjatë se burrat; pse -në shkencëtarët shpresojnë ta gjejnë në të ardhmen.