Rezervat botërore të grurit do të reduktohen në vitin e ardhshëm me 13%, niveli më i ulët ky në katër vitet e fundit. Ky është përfundimi i Ministrisë së Bujqësisë të SHBA-së. Sipas mendimit të ekspertëve, rënia e rendimentit të të korrave është rezultat i thatësirës së vërejtur verën e sapo kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Rusi dhe në një sërë vendesh të tjera.

0Në të njëjtën kohë, rezervat botërore të kulturës së sojës do të rriten falë rendimenteve të saj të larta në Argjentinë dhe Brazil. Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Bujqësisë së Rusisë, kulturat aktuale të drithërave dhe bishtajoreve në vend do të jenë 20% më pak se vitin e kaluar.