Rënia e aeroplanit “Be-12” (sipas kodifikimit të NATO-s “Mail”) të Flotës ruse të Detit të Zi ndodhi më 18:40 sipas orës së Moskës në zonën e aeroportit Kaça, në bregdetin perëndimor të Krimesë, 50 km nga Sevastopoli, në kohën e kryerjes së fluturimit të planifikuar gjatë hyrjes së avionit për ulje.

Shkaku i rrëzimit të tij mund të jetë mosfunksionimi i njërit prej motorëve.

Sipas të dhënave paraprake, tre anëtarë të ekuipazhit gjetën vdekjen, një tjetër në gjendje kritike u dërgua urgjentisht në spitalin e Flotës ruse të Detit të Zi. Armatime në bordin e aeroplanit nuk kishte.

0“Be-12” është një avion amfib anti-anije, i cili ka hyrë në armatimet e aviacionit të Forcave Ushtarake Detare të Rusisë që në vitin 1960.