Për këtë njoftoi një përfaqësues i Observatorit Pullkovski. Sipas fjalëve të tij, ky objekt fluturoi në një distancë prej 90 mijë kilometra. "Kjo është një e katërta e distancës nga Toka në Hënë. Në një largësi të tillë ka shumë mundësi që afërsia e fushës gravitacionale e Tokës të ndikojë në trajektoren e vetë asteroidit" - shpjegoi eksperti.

Siç vuri në dukje shkencëtari, zhvillimi i teknologjisë së mbikqyrjes të kozmosit dhe përmirësimi i pajisjeve të observatorit bëjnë të mundur vëzhgimin e një numri të madh objektesh kozmike që i afrohen Tokës.

Asteroidi me diametër rreth 30 metra fluturoi midis Hënës dhe Tokës sot rreth orës 09:00 (sipas orës lokale të Moskës).