Autoritetet siriane akuzuan për gënjeshtra Kryeministrin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, duke mohuar deklaratat e tij lidhur me faktin se në bordin e avionit civil sirian, i cili fluturonte nga Rusia, ndodhej një ngarkesë me destinacion ushtarak. "Këto akuza janë të rreme dhe të pabazuara", - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme së Sirisë.

0Më herët, pala turke njoftoi se një aeroplan me pasagjerë i kompanisë “Sirian Airlines”, i nisur nga Moska për në Damask, kishte në bord një ngarkesë me pajisje ushtarake. Avioni u detyrua për ulje në aeroportin e Ankarasë të mërkurën në mbrëmje. Ngarkesa u konfiskua dhe vetëm pas kësaj aeroplani u lejua të vazhdojë fluturimin e vet për në Siri.