Siç njoftoi Zëvendëskryetarja e Komitetit të Solidaritetit me popullin e Libisë dhe Sirisë Daria Mitina, Anhar Koçneva, gazetarja e zhdukur, jetonte që prej rreth një viti e gjysëm në këtë vend dhe ishte përgatitësja kryesore e lajmeve (newsmaker) rreth Sirisë.

Daria Mitina njoftoi se vajza u rrëmbyer në qytetin e Al Quseir, 20 km nga Homs. Ajo gjithashtu theksoi se herën e fundit gazetarja doli në transmetim të drejtpërdrejtë tre ditë më parë në Tartus. Sipas fjalëve të Mitina, Anhar Koçneva udhëtonte jo vetëm në zona të sigurta, por dhe në pika të nxehta dhe bënte reportazhe nga vendngjarjet e akteve terroriste. "Ajo përcjell lajme në favor të qeverisë legjitime të Sirisë", - tha Mitina.