Ngarkesa që gjendej në bordin e avionit të ndaluar në Turqi përbëhej nga pajisje për stacionet e radarëve, por jo armë, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit të Presidentit rus me anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

"Kjo ngarkesë përbëhej nga pajisje elektrike për stacionet e radarëve, pajisje me përdorim të dyfishtë, por të pandaluara nga ndonjë konventë ndërkombëtare", - tha Ministri.