Në përputhje me grafikun e dialogut politik Rusi-BE më 14 tetor në Luksemburg do të zhvillohet takimi i Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian Catherine Ashton dhe ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

0Gjatë këtij evenimenti presupozohet se do të prekën një sërë temash prioritare të bashkëpunimit midis Rusisë dhe BE-së, duke përfshirë këtu dhe forcimin e mekanizmave të dialogut politik, zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, shqyrtimin e regjimit të udhëtimit pa viza për qytetarët e Rusisë dhe BE-së, aktivizimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së jashtme.