Astronautët e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) shtetësja amerikane Sanita Williams dhe kolegu i saj japonez Akihiko Hoshide ditën e enjte filluan shkarkimin e anijes kozmike komerciale amerikane “Dragon”, një ditë para bashkimit me kompleksin orbital.

0Shkarkimi i "Dragon" do t’u marrë astronautëve edhe disa ditë dhe vetëm më pas do të fillojë procesi i kthimit. Aparati duhet të kthehet në Tokë në fund të tetorit. Fluturimi aktual i “Dragon” është fluturimi i parë komercial në kuadër të kontratës së lidhur midis NASA-s dhe përpunueses së anijes - kompanisë kaliforniane “Space X”. Gjithsej parashikohen 12 ekspedita të tilla për dërgimin e ngarkesave në SKN.