Karabina ruse me vetëmbushje dhe tytë të lëmuar "Verp" (“Derri i egër”) do të përfshihet në armatimet e 17 vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Karabina është projektuar në bazë të mitralozit të dorës "Kallashnikov" në vitin 2003. Ajo ka një shkallë të lartë sigurie dhe nuk has probleme në kushte të ndryshme gjatë punës. Tani karabina eksportohet në shumë vende, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën.