Avioni pa pilot i paidentifikuar, i goditur mbi territorin e Izraelit nga gjuajtësit e Forcave Ushtarake Ajrore të vendit më 6 tetor, ishte pronësi e lëvizjes libaneze “Hezbollah”. Për këtë, më 11 tetor, deklaroi Lideri i saj Sheiku Hasan Nasrallah.

0Sipas fjalëve të Hasan Nasrallah, fluturimi i avionit pa pilot, që i përket lëvizjes “Hezbollah”, mbi territorin e Izraelit "nuk është as i pari dhe as i fundit". Sheiku e përshkroi ngjarjen e ndodhur si një moment të rëndësishëm "në historinë e lëvizjes së rezistencës në Liban" dhe theksoi se aparati fluturues ishte konstruktuar në Iran dhe u lëshua nga territori i Libanit.