Në Egjipt lideri suprem i lëvizjes islamike "Vëllazëria Myslimane" Muhammad Badia u bëri thirrje myslimanëve për xhihad me qëllim kthimin e tempujve të shenjtë islamikë - Jeruzalemin dhe Xhaminë Al-Aqsa, e cila ndodhet atje.

"Kthimi i tempujve të shenjtë islamikë të Jeruzalemit nuk mund të arrihet nëpërmjet korridoreve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ose me anë të negociatave, sepse Izraeli merr vesh vetëm me masa të dhunshme ndaj tij",- deklaroi Badia.

Sipas fjalëve të Muhammad Badia, izraelitët nuk do t’i kthejnë tempujt e shenjtë islamikë në qoftë se atyre "nuk u bihet duarve". Dhe kthimi i tempujve të shenjtë islamikë "mund të arrihet vetëm në rrugën e xhihadit", - mendon Badia.