Ministri i Drejtësisë i Japonisë Keishu Tanaka pranoi sot se ka qenë i lidhur me grupet e krimit të organizuar të Yakuza (bandave mafioze), por nuk pranoi që për shkak të kësaj të japë dorëheqjen. Për kontaktet e Kreut të Departamentit të Drejtësisë me mafian ditën e enjte njoftoi një prej të përjavshmeve, gjë që shkaktoi një reagim të fortë në mediat lokale.

0Skandali aktual nuk është i pari në qeverinë e kryesuar nga Kryeministri Yoshihiko Noda. Më parë, nën presionin e ushtruar nga opozita u detyrua të japë dorëheqjen, në veçanti, Ministri i tij i Mbrojtjes, të cilin e akuzuan për njohje të dobta të problemeve ushtarake dhe të terminologjisë përkatëse.