Shkencëtarët rusë planifikojnë të rikthehen në Hënë, duke realizuar misionin automatik me uljen në satelitin natyror të Tokës në vitin 2015. Një deklaratë e tillë u bë gjatë një konference shtypi ditën e premte, kushtuar përvjetorit të 75-të të ndërmarrjes së Industrisë raketoro-kozmike ruse "Bashkimi shkencoro-prodhues me emrin Lavoçkin", nga Drejtori i Përgjithshëm i institutit Viktor Hartov.

0Sipas fjalëve të tij, viti 2015 është përcaktuar nga kompania si viti, kur "ne duhet të ulemi në Hënë". Ky projekt duhet të vërtetojë se shkenca ruse është, si dhe më parë, në gjendje të krijojë aparate dhe t’i dërgojë ato në trupat e tjerë kozmikë.