Dy kampet kundërshtare politike në Egjipt - Lëvizja islamike "Vëllazëria Myslimane" dhe Blloku Liberal Demokratik - u bënë thirrje mbështetësve të tyre të dalin në rrugë sot në të njëjtën kohë.

Më fillim të kësaj jave Mohammed Mursi kremtoi 100 ditët e para në detyrën e Kryetarit të shtetit. Liberal-demokratët duan të shprehin mosbesimin e tyre ndaj presidentit aktual të Egjiptit.

"Vëllazëria Myslimanë" do të kërkojë rishikimin e të gjitha vendimeve gjyqësore tashmë të marra, të cilat kanë lidhje me revolucionin egjiptian të vitit 2011.