Një kokërdhok i madh syri është nxjerrë nga dallgët në një plazh në Florida, SHBA. Ekspertët amerikanë ende nuk po munden të përcaktojnë se cilës gjallesë i përket ky organ.

Në zbulimin e papritur të mërkurën u pengua një banor lokal, i cili po bënte vrapin e përditshëm në breg të detit. Kokërdhoku i syrit ishte "shumë i ftohtë dhe ende rridhte gjak, pasi unë e futa atë në një qese plastike", - rrëfeu ai. Burri e ruajti gjetjen e bujshme në frigorifer deri në momentin e mbërritjes së shkencëtarëve.

Tani kokërdhoku i syrit është dërguar nga ekspertët për t’u studiuar në Institutin kërkimor të peshqve dhe natyrës së egër në Florida.