Aftësia e zbuluar kohët e fundit e minjve për të kujtuar dhe riprodhuar melodi çoi edhe në një tjetër zbulim të bujshëm - rezulton se ata janë në gjendje të këndojnë në kor. Në këtë konkluzion, duke u mbështetur në rezultatet e eksperimenteve të kryera, arritën shkencëtarët amerikanë.

Kur disa minj meshkuj ndodhen në të njëjtin kafaz me një ekzemplar femër, ata fillojnë të këndojnë. Gjithkush kap ritmin dhe melodinë e të parit, duke u bashkuar në mënyrë harmonike gradualisht në një ansambël të vetëm koral, - theksohet në raportin e publikuar sot nga BBC. Më parë besohej se në mesin e kafshëve një aftësi të tillë e kishin vetëm zogjtë.