Këtë rregullsi e vuri re një shkencëtar amerikan. Sipas fjalëve të Franz Messerli, sa më shumë çokollatë të hajnë banorët e vendit, aq më shumë fitues do të ketë në të. Vendin e parë në renditjen e tij e mban Zvicra, e ndjekur nga Suedia, Danimarka dhe Norvegjia. Rusia nuk u përfshi në listë. "Zviceranët hanë mesatarisht në vit 120 pllaka çokollate me peshë 85 gram", - thekson shkencëtari.

SHBA-të gjenden diku në mes të listës së tij. Eksperti i sugjeron amerikanëve të hanë 125.000 ton më tepër çokollatë në vit për të rritur numrin e laureatëve të Çmimit Nobel në vend.