Të premten në afërsi të Tokës duhet të fluturojë një asteroid i një madhësie prej rreth 30 metrash. Ai do të fluturojë në një largësi gati 88.000 kilometra nga Toka. Trupi qiellor, i cili ka marrë emrin 2012TC4, është vërejtur për herë të parë më 4 tetor nga astronomët e Observatorit Pan-STARRS me vendndodhje në Hawaii.

Pak kohë më parë afër Tokës fluturoi një tjetër mysafir qiellor. Madhësia e trupit kozmik ishte rreth 24-55 metra. Këtë objekt astronomët e zbuluan vetëm më 5 tetor në observatorin privat Tenagra në Arizona dhe i dhanë indeksin 2012TV. Ai fluturoi në një distancë të barabartë me 254.000 kilometra nga Toka.