Në rajonin Sverdllovsk në minierën e fshatit Mallishev u gjetën dy smeralde unikale. Më i madhi prej tyre peshon më shumë se katër gramë. Megjithatë, sipas fjalëve të ekspertëve, më me vlerë është ai me përmasa më të vogla. Ai është më transparent - "ujë i pastër".

Gurët e çmuar të gjetur do të paraqiten për vlerësim në Fondin Shtetëror të Rusisë për metalet dhe gurët e çmuar dhe vetëm pas kësaj ato do t’i emërojnë.

0Smeraldi është një nga gurët më të çmuar, ndërsa ekzemplarët me ngjyra veçanërisht të pastra vlerësohen më shumë madje dhe se diamantet.