Forcat Ushtarake Ajrore siriane morrën urdhër për të kapur dhe për të detyruar për ulje çfarëdolloj avioni turk të gjendur në hapësirën ajrore të Sirisë, njofton sot gazeta libaneze "Ad Diyar."

Ky urdhër i Komandës së ushtrisë siriane u lëshua në "përgjigje të uljes së detyruar të avionit sirian në Turqi".

Nga e vet Turqia, siç thuhet në njoftim, ka ndaluar avionët e saj të kalojnë kufirin ajror me Sirinë.