Avioni sirian i pasagjerëve, i kapur në hapësirën ajrore turke dhe i ulur në mënyrë të detyrueshme të mërkurën në Ankara, po fluturonte nga Moska dhe në shkelje të rregullave të aviacionit civil transportonte në bord ngarkesë ushtarake, deklaroi Kryeministri Tayyip Erdogan.

"Ngarkesa e transportuar destinohej për Ministrinë e Mbrojtjes të Sirisë dhe ishte përgatitur nga një organizatë ruse", - tha Kreu i qeverisë turke në Ankara në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev, duke komentuar incidentin e ndodhur me avionin sirian.

Erdogan theksoi se ngarkesa dërgohej në Siri nga një kompani ruse që ka të bëjë me industrinë e mbrojtjes të Rusisë, por nuk e përmendi emrin e saj.