Autoritetet siriane kanë hedhur poshtë thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për vendosen e armëpushimit të njëanshëm, deklaroi të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të këtij vendi Jihad Makdissi.

Sipas fjalëve të zyrtarit, qeveria siriane e ka ndërmarrë tashmë dy herë një hap të tillë - kur në vend ishin të pranishëm vëzhguesit e Lidhjes së Shteteve Arabe dhe pas hyrjes në fuqi më 12 prill të marrëveshjes së armëpushimit në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

0Megjithatë, sipas pohimeve të diplomatit, dy herë kjo është përdorur nga militantët e partive opozitare për zgjerimin e pranisë së tyre në vend.