Siria ndaloi importimin e energjisë elektrike nga Turqia, njoftoi sot Kreu i Ministrisë turke të Energjetikës Taner Yildiz.

Kjo ka ndodhur në sfondin e përkeqësimit të theksuar të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të "incidentit kufitar" dhe uljes së detyruar të avionit sirian nga Forcat Ushtarake Ajrore të Turqisë.

Sipas fjalëve të Ministrit, furnizimi me energji elektrike u ndërpre që një jave më parë. Ministri njoftoi gjithashtu se Turqia siguronte rreth 20% të nevojave të Sirisë me energji elektrike.