Autoritetet siriane në një deklaratë të lëshuar të enjten kërkuan nga Turqia që të kthejë ngarkesat e konfiskuara në avionin e pasagjerëve, që po kryente të mërkurën fluturimin me itinerar Moskë - Damask, të cilin një ditë më parë e detyruan të ulej në aeroportin e Ankarasë dy avionë gjuajtës turkë.

Veprimet "armiqësore" të autoriteteve të Turqisë, thuhet në deklaratë, janë "edhe një dëshmi tjetër e politikës agresive të qeverisë turke", e cila organizon "trajnimin, përgatitjen e terroristëve, duke u ofruar atyre strehim dhe duke ndihmuar transferimin e tyre në Siri, si dhe hap zjarr mbi territorin sirian".