Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i fokusuar në pranimin e vendeve të reja pavarësisht nga kriza, e cila ka ndikuar seriozisht në ekonominë e shumë vendeve evropiane, deklaroi anëtari i Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Evropiane Stefan Fule (Štefan Füle).

Fule prezantoi raportin vjetor të Bordit Ekzekutiv të Bashkimit Evropian për ushtrimin e kontrollit ndaj përgatitjes për zgjerimin e mëtejshëm për llogari të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Islandës.

Raporti shqyrton sukseset dhe mangësitë e secilit prej këtyre vendeve. Vihet në dukje "përparimi i konsiderueshëm" i Shqipërisë në afrimin me standartet evropiane. Komisioni Evropian shpreson se ky vend do të marrë statusin zyrtar të kandidatit nëse konfirmon detyrimet e veta. Provë vendimtare për Tiranën do të bëhen zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.