Guvernatori i Floridës Rick Scott gabimisht i dha banorëve të shtetit numrin e shërbimit "seks në telefon" në vend të numrit "hotline" për pyetjet lidhur me shpërthimin e epidemisë së meningjitit fungal. Kjo njoftohet nga radiostacioni WSUF, në emisionin e të cilit foli Guvernatori.

Pas marrjes së ankesave nga dëgjuesit, radiostacioni njoftoi shërbimin për shtyp të Guvernatorit për gabimin. 20 minuta pas transmetimit të parë Scott b iu drejtua për herë të dytë publikut, duke dhënë kësaj here numrin e saktë.

Shpërthimi i epidemisë së meningjitit fungal ka përfshirë nëntë shtete. Deri më sot nga kjo sëmundje kanë vdekur 12 persona. Burimi i virusit u bënë ampulat e infektuara me ilaçin për dhimbjen e shpinës.