0Avionët gjuajtës të Forcave Ushtarake Ajrore të Turqisë në natën e së mërkurës detyruan avionin sirian të kryejë uljen në Ankara. Ai po ndiqte itinerarin e fluturimit nga Moska në Damask. Në bordin e aeroplanit, sipas burimeve të ndryshme, ndodheshin nga 25-35 pasagjerë. Më pas u bë e ditur se në mesin e tyre ishin edhe 17 qytetarë rusë. Për këtë ngjarje pala ruse mësoi nga mediat elektronike, njoftoi Aleksandër Llukasheviç, dhe qortoi palën turke për faktin se ajo nuk informoi për këtë incident Ambasadën ruse në Ankara. Moska gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me faktin, se ulja e detyruar e avionit sirian ka vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve rusë.

Siç deklaroi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Atasheu për shtyp i Ambasadës ruse në Turqi Igor Mitiakov, diplomatët janë nisur menjëherë pas kësaj ngjarje në aeroport së bashku me mjekun. Ata u treguan të gatshëm të takoheshin me rusët sapo e morrën vesh që këta ndodheshin në territorin turk:

- Deri në momentin e nisjes së aeroplanit, që u ngrit për fluturim nga pista e aeroportit Esenborg më 02:30 sipas orës lokale, bashkëpunëtorëve tanë nuk iu dha mundësia për të komunikuar direkt me qytetarët rusë. Kontaktonin diplomatët tanë me ta vetëm me anë të telefonit.

Aeroplani qëndroi i parkuar në pistë për 8 orë. Gjatë gjithë kësaj kohe rusët nuk i lejuan të hyjnë në godinën e aeroportit, nganjëherë në të rrallë i lejonin të zbrisnin poshtë në pistën e fluturimit. Atyre nuk iu sigurua dhënia e ushqimit. Kurse kërkesës këmbëngulëse të diplomatëve rusë për tu takuar me ta, pala partia turke i përgjigjej: aeroplani po bëhet gati për fluturim. Kurse kjo do të thoshte, se askush nuk do të lejohej t’i afrohej atij, sqaroi Zëdhënësi i Ambasadës ruse Igor Mitiakov:

- Veprimet e bashkëpunëtorëve të Ambasadës sonë ishin të motivuara nga konventat konsullore, marrëveshjet konsullore. Obligim i drejtpërdrejtë i ambasadës, përparësi e saj është të sigurojë të drejtat e qytetarëve rusë jashtë vendit.

Siç deklaroi Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, ulja e detyruar e aeroplanit është kryer për të verifikuar ngarkesat e ndodhura në bordin e tij. Pala turke dispononte të dhëna se ngarkesat, që ishin në bordin e aeroplanit, nuk i përgjigjeshin kërkesave të aviacionit civil, tha Ministri turk.

0Sipas njoftimeve të mediave turke, në bordin e avionit sirian, gjatë kontrollit të ushtruar nga organet kompetente, u gjetën pajisje të komunikimit, radiomarrëse dhe stacione që shërbejë si zhurmues aktivë. Të gjitha këto aparatura u konfiskuan. Njoftohet gjithashtu se në kutitë e gjetura kishte detale armatimesh. Megjithatë, deri tani nuk ka marrë konfirmim zyrtar informacioni mbi përmbajtjen e kontejnerëve të gjetur në bordin e avionit. Bashkë me këtë Shefja e departamentit konsullor të Ambasadës Ruse në Ankara Elena Kara-Sall siguroi, se ngarkesa e konfiskuar në bordin e aeroplanit nuk është me prejardhje ruse.