Për herë të parë në botë të enjten më 11 tetor festohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave e shpallur nga OKB, qëllimi i së cilës është të tërheqë vëmendjen ndaj diskriminimit.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave një jehonë të gjërë ka marrë edhe historia e atentatit të kryer ndaj nxënëses pakistaneze. Banorja e re e luginës Swat Malala Yousafzai kishte hapur një blog, në të cilin tregonte për jetën nën regjimin e talebanëve dhe mbronte të drejtën e vajzave për arsimim. Malala-n nuk e ndalën kërcënimet e përsëritura të përfaqësuesve të lëvizjes "Taleban". Ndërsa për guximin e saj ajo mori një çmim kombëtar.