I Dërguari i Posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi filloi turneun e vet të dytë në Lindjen e Mesme. Turneu i parë u mbajt në shtator. Ditën e mërkurë ai mbërriti në Arabinë Saudite, ku zhvilloi bisedime mbi situatën në Siri. Planifikohet gjithashtu udhëtimi i tij në Damask. Atje ai do të takohet me Presidentin e vendit Bashar Al-Assad.

Përveç kësaj, emisari do të vizitojë edhe Turqinë. Shkas për këtë shërbyen rëniet e rregullta në territorin turk të predhave të artilerisë siriane. Secilës prej tyre Ankaraja i përgjigjet me breshëri zjarri artilerik.

0Mbas përfundimit të turneut rajonal Lakhdar Brahimi do të niset për në Nju Jork për konsultime në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.