Një person i maskuar qëlloi mbi bashkëpunëtorin e ambasadës amerikane, ndërsa ai shkonte në punë në misionin diplomatik të vendit në kryeqytetin e Jemenit Sana'a.

Vrasësi, që po ecte me motor, hapi zjarr mbi makinën e Qassem Aqlan, i cili kryesonte shërbimin e sigurisë së Ambasadës, njofton Agjencia Reuters.

"Ky veprim mban firmën e "Al-Qaeda", militantët e të cilës kanë vepruar sipas një skemë të ngjashme më parë", - tha bashkëbiseduesi i Agjencisë, i cili kërkoi të mbetet anonim.