Mediat japoneze njoftuan të enjten se Kryeministri Yoshihiko Noda nuk do të caktojë zgjedhje të parakohëshme parlamentare para fillimit të vitit të ardhshëm ashtu siç e kërkon këtë opozita, pasi ka si pikësynim që në dhjetor të këtij viti të niset me një vizitë në Rusi si Kryetar i qeverisë.

Më parë Noda premtoi se do të shpërndajë parlamentin dhe do të caktojë zgjedhjet e parakohshme së shpejti, në këmbim të pranimit nga partitë opozitare të miratimit të ligjit për rritjen e taksës së konsumatorit. Partia opozitare Liberal Demokratike është e vendosur ta detyrojë Noda-n të zhvillojë zgjedhjet e reja jo më vonë se në fillim të dhjetorit.