Presidenti i Gjeorgjisë Mihaill Saakashvilit pranoi kërkesën e qeverisë së vendit për dhënien e dorëheqjes. Njoftimi për këtë u publikua në faqen zyrtare të Presidentit në natën e së mërkurës.

0Partia e Saakashvilit "Lëvizja e Bashkuar Kombëtare " humbi zgjedhjet më 1 tetor, duke marrë 67 nga 150 vende në parlament. Koalicioni "Ëndrra e Gjeorgjisë", e udhëhequr nga Bidzina Ivanishvili, mori 83 mandate deputetesh. Përbërja e re e kabinetit të ministrave do të miratohet nga Kuvendi në mbledhjen e tij të parë, e cila pritet të mbahet më 20-21 tetor.