Bashkëshortja e Presidentit të Francës François Hollande - Valerie Trierweiller nuk e vlerësoi publikimin e ri biografik kushtuar asaj, i cili përmban hollësira mbi historitë e mëparshme të dashurisë të Zonjës së Pallatit Elize dhe ngriti ditën e enjte një padi kundër autorëve të botimit.

0Valerie Trierweiller ndjek me vëmendje të gjitha materialet e botuara në shtyp, që lidhen në ndonjëfarë mënyre me jetën e saj personale. Pas ardhjes në pushtet të bashkëshortit të saj Francois Hollande, Valerie Trierweiller ka ngritur disa padi kundër revistave të ndryshme, si për shembull, për botimin e fotografive të saj gjatë pushimeve në vilën në Fort de Bregançon.