Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard (Christine Lagarde) deklaroi se rimëkëmbja e ekonomisë globale ndodhet në rrezik, pasi shumë shtete po i zbatojnë reformat ekonomike të nevojshme në situatën aktuale në mënyrë jo aq sa duhet të shpejtë.

0Duke folur në Tokio, në takimin vjetor të FMN-së, Kristin Lagard theksoi se ekonomia botërore ndodhet në varësi të vendimeve politike të liderëve të shteteve. Në veçanti, Kreu i FMN-së e cilësoi krizën ekonomike evropiane si një ndër problemet më të rëndësishme. Ajo gjithashtu theksoi se borxhi i madh i SHBA-ve përbën në vetvete një faktor pengesë për shumë investitorë.