Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin e qeverisë për transferimin e 600 mijë hektarëve të bregdetit të Arktikut të Rusisë në kategorinë e tokave veçanërisht të mbrojtura nga shteti për krijimin atje të parkut kombëtar "Arktiku rus", njoftoi ai në një takim për zhvillimin e Lindjes së Largët të Rusisë dhe zonës të Trans-Bajkalit.

0Parku "Arktiku rus" u themelua në prill të vitit 2011 me qëllim të zbatimit nga ana e palës ruse të angazhimeve të saj ndërkombëtare në bazë të Konventës mbi Diversitetin Biologjik. Brenda kufijve të Parkut Kombëtar ndodhen pazaret më të mëdhenj të zogjve në hemisferën veriore, habitatet e fokave si dhe një nga vendet më të rëndësishme për riprodhimin (shtimin) e ariut polar.